Ua mësyjnë pozicioneve ukrainase me motoçikleta, e pësojnë keq ushtarët rusë – “i befasojnë” dronët kamikaz

Evropë

Ua mësyjnë pozicioneve ukrainase me motoçikleta, e pësojnë keq ushtarët rusë – “i befasojnë” dronët kamikaz

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Rojat kufitare ukrainase nga Brigada Forpost, kanë arritur të parandalojnë një sulm të rusëve në drejtim të Vovchanskut.

Sipas Ukrinform, një gjë e tillë u raportuar nga vetë rojat kufitare ukrainase përmes një videoje në Telegram.

Forcat pushtuese po avanconin në këmbë, duke përdorur motoçikleta dhe disa automjete për misione të ndryshme.

Por falë një veprimi të koordinuar nga rojat kufitare ukrainase, sulmi rus u parandalua.

Ukrainasit përdorën dronë të mbushur me lëndë shpërthyese dhe granata për të goditur veturat dhe motoçikletat e rusëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat