Dy milionë njerëz në Ukrainë pa ujë pas bombardimeve ruse

Evropë

Dy milionë njerëz në Ukrainë pa ujë pas bombardimeve ruse

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 22:05
Foto arkiv nga Ukraina

Gjatë natës, bombardimet e infrastrukturës ukrainase nga Rusia kanë shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë për rreth 2 milionë konsumatorë në kryeqytetin Kiev.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministri Oleksiy Kuleba përmes aplikacionit Telegram.

Ai njoftoi se afro 4,000 ndërtesa në qytet janë mbetur pa ujë, ndërsa punimet për rikthimin e furnizimit me ujë vazhdojnë intensivisht.

Autoritetet lokale kërkojnë nga banorët të kursejnë ujin derisa situata të stabilizohet

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat