20 mijë banorë pa energji elektrike në Rusi pas sulmeve ukrainase

Evropë

20 mijë banorë pa energji elektrike në Rusi pas sulmeve ukrainase

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sulmet e ushtrisë ukrainase në rajonin rus të Belgorodit kanë lënë më shumë se 20 mijë banorë pa energji elektrike mbrëmjen e sotme, sipas guvernatorit të rajonit, Vjaçeslav Gladkov.

Sipas tij, sulmet e mbrëmjes shkaktuan ndërprerje të energjisë në kryeqendrën e rajonit, Belgorod, si edhe në një fshat tjetër, por nuk janë raportuar viktima, raporton Sky News.

Gladkov shtoi gjithashtu se trupa ukrainase kishin ndërmarrë një sulm të kufizuar tokësor përtej kufirit në territorin rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat