Skandali në infrastrukturën e energjitikës në Ukrainë, Berlini ultimatum Kievit që të luftojë korrupsionin

Evropë

Skandali në infrastrukturën e energjitikës në Ukrainë, Berlini ultimatum Kievit që të luftojë korrupsionin

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 20:00
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i kërkoi Ukrainës të marrë “masa vendimtare” kundër korrupsionit, që mbështetja perëndimore të mbetet e besueshme.

Gjermania ia bëri të qartë homologut ukrainas Andrii Sybiha se “nevojitet luftë vendimtare ndaj korrupsionit për të ruajtur besueshmërinë e ndihmës nga Perëndimi”, theksoi Wadephul në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s, që po zhvillohet në Kanada.

Më herët, Wadephul u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, si dhe me homologët francez Jean-Noel Barrot dhe italian Antonio Tajani.

Sipas Wadephulit, ministrat e G7-s rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe institucionet e saj të pavarura në luftën kundër korrupsionit, duke nënvizuar se vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kievit edhe në betejën kundër agresionit rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat