​Stuhia mbyt gruan britanike në Portugali

Evropë

​Stuhia mbyt gruan britanike në Portugali

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Një shtetase 85-vjeçare britanike ka humbur jetën si pasojë e goditjes së stuhisë Claudia sot në një kamping pushimesh në Albufeira të Portugalisë.

Komandanti rajonal i Algarve, Vitor Vaz Pinto tha se dhjetëra njerëz u lënduan në zonë, dy prej të cilëve rëndë.

Të lënduarit janë të kombësive portugeze, spanjolle dhe britanike dhe varionin nga mosha gjashtë deri në 85-vjeç, raporton SkyNews.

Sipas raporteve të medias, gruaja 85-vjeçare fillimisht u raportua e zhdukur në një kamping dhe më vonë u gjet e vdekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat