Macron: Të vazhdojmë ta forcojmë Ukrainën ushtarakisht, uniteti është thelbësor

Evropë

Macron: Të vazhdojmë ta forcojmë Ukrainën ushtarakisht, uniteti është thelbësor

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 12:39
Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Kinë, bëri thirrje për ruajtjen e përpjekjeve për të ndihmuar Ukrainën, duke rritur presionin mbi ekonominë ruse. Macron theksoi se duhet ruajtur uniteti midis evropianëve dhe amerikanëve kundër Moskës.

“Mbi të gjitha, ne nuk duhet t’i nënshtrohemi asnjë fryme përçarjeje midis evropianëve dhe amerikanëve. Ne kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të kenë paqe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për ne në mënyrë që kjo paqe të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha ai.

Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë evropianë kanë shprehur dyshimin e tyre ndaj administratës Trump për qëllimet e saj në trajtimin e çështjes ukrainase.

Sipas Der Spiegel, presidenti francez foli gjatë një bisede telefonike me homologët e tij evropianë, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, rreth rrezikut që Shtetet e Bashkuara ta tradhtojnë Ukrainën territorialisht pa garanci të qarta për çështjen e sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat