Përshkallëzimi i protestave të fermerëve në Kretë, dy njësi speciale nisen nga Athina

Evropë

Përshkallëzimi i protestave të fermerëve në Kretë, dy njësi speciale nisen nga Athina

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Dy njësi të policisë speciale nga Athina janë nisur urgjentisht drejt Kretës.

Kjo për shkak të përshkallëzimit të protestave të fermerëve.

Sipas portalit Cretalive, forcat e dërguara nga kryeqyteti nuk vijnë vetëm për të menaxhuar mobilizimet e fermerëve që po zhvillohen.

Të martën (9/12), në portin e Heraklionit pritet të mbërrijë një anije kroçere me qindra turistë izraelitë, gjë që ka shtuar nevojën për masa të shtuara sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat