Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Evropë

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 14:28
Rene Troccaz

Në ambientet e “Fondacionit Ditchley” në Oxfordshire të Anglisë, është mbajtur një konferencë për dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu ka njoftuar Rene Troccaz, emisari special i qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor.

"Mirënjohës dhe i lumtur që mora pjesë në konferencën për dialogun Serbi–Kosovë të organizuar nga “Ditchley Foundation”.

Diskutime magjepsëse në një ambient të mrekullueshëm", ka shkruar ai në X.

Fondacioni mbledh udhëheqës, ekspertë dhe talente të reja për të adresuar çështje komplekse globale si gjeopolitika, demokracia, teknologjia dhe ndryshimet klimatike, duke synuar ndërtimin e konsensusit për paqen, lirinë dhe rendin përmes bisedave të hapura dhe respektuese në një mjedis frymëzues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat