Ish-kryeministrja ukrainase nën hetime, dyshohet se u ka dhënë ryshfet deputetëve

Evropë

Ish-kryeministrja ukrainase nën hetime, dyshohet se u ka dhënë ryshfet deputetëve

Më: 14 janar 2026 Në ora: 12:00
Yuliia Tymoshenko

Yuliia Tymoshenko konfirmon kontrollimet në zyrën e saj dhe mohon të gjitha akuzat.

Liderja e partisë ukrainase, Batkivshchyna, Yuliia Tymoshenko, ka konfirmuar se oficerë të zbatimit të ligjit kanë kryer kontrolle në zyrën e partisë së saj, por ajo i ka quajtur ato të paligjshme dhe ka mohuar të gjitha akuzat kundër saj.

Sipas ish-kryeministres së Ukrainës, kontrollet zgjatën gjithë natën dhe përfunduan në mëngjes.

Ajo tha se forcat e ligjit “nuk paraqitën asnjë dokument” dhe “efektivisht pushtuan ndërtesën, duke mbajtur stafin si pengje”.

Hetuesit konfiskuan telefonat e saj të punës, dokumentet parlamentare dhe kursimet personale, të cilat, sipas saj, janë të deklaruara plotësisht në deklaratën e saj zyrtare të pasurisë.

Tymoshenko tha se “refuzon kategorikisht të gjitha akuzat absurde” dhe i konsideron këto veprime si një “porosi politike” kundër saj.

Politikania ukrainase gjithashtu sugjeroi se veprimet ishin të lidhura me zgjedhjet e afërta dhe se dikush po përpiqet të eleminojë konkurrentët politikë.

Sipas raportimeve të medias, në mbrëmjen e 13 janarit, Byroja Kombëtare Anti‑Korrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Prokuroria e Specializuar Anti‑Korrupsion (SAPO) kanë njoftuar se kanë zbuluar një rast ku udhëheqësi i një fraksioni parlamentar supozohet se ka ofruar favore të paligjshme për deputetë, në këmbim të votave për ose kundër projektligjeve të caktuara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat