BE-ja bie dakord për detajet e një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Evropë

BE-ja bie dakord për detajet e një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 18:06
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Ambasadorët e BE-së kanë miratuar detajet e një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, të dakordësuar nga udhëheqësit në fund të vitit të kaluar.

Kredia synon të përmbushë shumicën e nevojave financiare të Ukrainës, ndërsa lufta i afrohet fillimit të vitit të saj të pestë, drejt fundit të këtij muaji.

Ambasadorët arritën një marrëveshje në një takim me dyer të mbyllura në Bruksel, thanë disa diplomatë për agjencinë e lajmeve Reuter.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e kishte kritikuar më parë Evropën për kredinë, duke thënë se 90 miliardë eurot do të mbërrinin shumë vonë.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord në dhjetor t’i ofrojnë Ukrainës kredinë pa interes në vitet 2026 dhe 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat