Gjendet i vdekur në apartament ish-zëvendësministri rus i Drejtësisë

Evropë

Gjendet i vdekur në apartament ish-zëvendësministri rus i Drejtësisë

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 14:41
Sergey Tropin

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë i Rusisë, Sergey Tropin, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Moskë, duke shkaktuar reagime dhe interes të madh në opinionin publik.

Ngjarja është bërë e ditur nga burime zyrtare, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë procedurat për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Sipas informacionit të disponueshëm në fazat e para të hetimit, zyrtari dyshohet se është mbytur në vaskën e banjës në banesën e tij.

Megjithatë, kjo pistë mbetet ende paraprake dhe po verifikohet nga ekspertët përkatës, shkruan aa.

Detajet e plota të vdekjes së ish-zyrtarit rus janë ende duke u analizuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet e para për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje tragjike.

Nuk janë bërë publike informacione të tjera zyrtare, ndërsa priten deklarata të mëtejshme nga institucionet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat