Po mbytej me ushqim, i riu shpëton veten! Kryen manovrën Heimlich në kolltuk

Evropë

Po mbytej me ushqim, i riu shpëton veten! Kryen manovrën Heimlich në kolltuk

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 21:55
I riu kryen manovrën Heimlich në kolltuk

Një video është bërë virale në internet pasi tregon momentin kritik sesi kur një punonjës shëndetësor shpëton veten nga mbytja me ushqim në Turqi.

Në video, punonjësi, Ilyas Yıldır shihet i ulur në një kolltuk lëkure duke ngrënë ushqimin e tij.

Papritmas, ai kap fytin dhe bën lëvizje të shpejta, ndërsa duket sikur po mbytet me kafshatën që u përpoq ta gëlltiste.

Ai ngrihet, shkon pas kolltukut dhe zbaton manovrën Heimlich mbi veten e tij, duke goditur pjesën e sipërme të gjoksit në mobilje.

Një veprim i cili shpëtoi burrin duke treguar rëndësinë e lëvizjes specifike në momente kritike.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat