Merz përjashton mundësinë e pajisjes së Gjermanisë me armë bërthamore

Evropë

Merz përjashton mundësinë e pajisjes së Gjermanisë me armë bërthamore

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 08:06
Friedrich Merz

Kancelari konservator gjerman Friedrich Merz ka përjashtuar mundësinë që forcat e armatosura gjermane të pajisen me armë bërthamore.

“Nuk dua që Gjermania të mendojë për pajisen me arsenalin e vet bërthamor të pavarur”, tha Merz.

Ai gjithashtu kujtoi traktatet paraprake me të cilat Berlini u zotua të përmbahej nga lëvizje të tilla, të quajtura marrëveshja “2+4” që hapi rrugën për ribashkimin e saj në vitin 1990 dhe Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore .

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih javën e kaluar, kancelari gjerman Merz tha se po diskutonte me Presidentin francez Emmanuel Macron propozimin e këtij të fundit për të krijuar një kuadër evropian të parandalimit bërthamor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat