Starmer dërgon shkatërruesin HMS Dragon dhe helikopterë në Qipro

Evropë

Starmer dërgon shkatërruesin HMS Dragon dhe helikopterë në Qipro

Më: 3 mars 2026 Në ora: 17:28
Keir Starmer

Keir Starmer njoftoi vendosjen e shkatërruesit HMS Dragon dhe helikopterëve me aftësi anti-dronë në Qipro.

Starmer tha se vendosja ishte pjesë e përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar operacionet e saj mbrojtëse, ndërsa theksoi se vendi do të veprojë gjithmonë në interesat e veta dhe ato të aleatëve të saj.

“Ne gjithmonë do të veprojmë në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë”, shtoi ai.

Kujtojmë, se dy herë janë sulmuar bazat britanike në Qipro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat