Sulmet me raketa ruse kanë vrarë shtatë persona në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Numri i të vdekurve përfshin edhe dy fëmijë, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov. Ai shtoi se raketa dëmtoi një ndërtesë banimi me pesë kate në Kharkiv. Më shumë se dhjetë persona, përfshirë fëmijë, u plagosën gjithashtu nga sulmi, thanë zyrtarët.
Shpëtimtarët kanë nisur pastrimin e rrënojave dhe vazhdojnë kërkimin për persona të tjerë që mund të jenë varrosur kur ndërtesa u shemb.
💔 Horror in Kharkiv right now
— NEXTA (@nexta_tv) March 7, 2026
Russia just slammed a ballistic missile into a 5-story apartment building — one entire entrance reduced to rubble.
Rescuers have already pulled 4 bodies from the debris. Search continues.
Another war crime by bloodthirsty terrorists. The world… pic.twitter.com/WNMzTyWXCC
Goditja shkatërroi hyrjen dhe dëmtuar katet e sipërme të një ndërtese fqinje, shkruan skynews.
Rusia nisi një valë dronësh dhe raketash drejt Ukrainës gjatë natës së së premtes drejt së shtunës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia dërgoi 480 dronë dhe 29 raketa që synonin infrastrukturën jetike në të gjithë vendin.
Ai shtoi se Rusia kishte goditur objekte energjetike në rajonet Kyiv, Khmelnytskyi dhe Chernivtsi, si dhe hekurudhën në rajonin Zhytomyr.
Dëmet u regjistruan gjithashtu në rajonet Dnipro, Zaporizhia, Vinnytsia, Odesa, Poltava, Sumy dhe Cherkasy.