Sërish sirena alarmi në Qipro, autoritete thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm

Evropë

Sërish sirena alarmi në Qipro, autoritete thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm

Më: 9 mars 2026 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët e zonës.

Autoritetet lokale i kanë bërë thirrje banorëve të Akrotirit të bëjnë të tregojnë kujdes të shtuar pasi “ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë”.

Vetëm për banorët e Akrotirit: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë. Ju lutemi qëndroni brenda deri në informacione të mëtejshme zyrtare.

Largohuni nga dritaret dhe fshihuni pas ose nën mobilje të forta. Prisni udhëzime të mëtejshme”, shkruhej në mesazh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat