British Airways anulon fluturimet drejt Abu Dhabit

Evropë

British Airways anulon fluturimet drejt Abu Dhabit

Më: 11 mars 2026 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

British Airways anulon të gjitha fluturimet për dhe nga Abu Dhabi.

Avio-kompania britanike, British Airways ka dhënë një përditësim lidhur me fluturimet drejt Lindjes së Mesme, ndërsa po vazhdon lufta në rajon.

Kompania ajrore ka anuluar të gjitha fluturimet për dhe nga Amman, Bahrein, Doha, Dubai dhe Tel Aviv deri më vonë gjatë këtij muaji.

Ndërkohë, fluturimet për dhe nga Abu Dhabi janë anuluar deri më vonë gjatë këtij viti, shkruan skynews.

“Po e monitorojmë situatën vazhdimisht dhe jemi në kontakt me klientët tanë për t’u ofruar atyre një sërë opsionesh”, shtoi kompania ajrore.

Gjithashtu, ka mbetur një numër i kufizuar vendesh në fluturimet e riatdhesimit nga Omani drejt Aeroportit Heathrow nesër dhe të enjten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat