Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Evropë

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Më: 12 mars 2026 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Policia greke ka arrestuar një 58-vjeçar polak nën dyshimin për spiunazh në bazën ushtarake të Sudës.

Autoritetet greke kanë informuar gjithashtu Shërbimin e Sigurisë Kombëtare (EYP) për rastin. Sipas të dhënave fillestare, i dyshuari mohon akuzat.

Mediat lokale raportojnë se polaku jetonte në zonën e Marathi-t dhe dyshohet se ka fotografuar bazën dhe ka dërguar imazhet e anijeve ushtarake drejt Polonisë.

Ky është arrestimi i dytë brenda një muaji për spiunazh në të njëjtin objektiv; një burrë tjetër ishte arrestuar për të njëjtën akuzë në bazën e Sudës në qershor të vitit të kaluar dhe vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat