Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

Evropë

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

Më: 8 prill 2026 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar nga policia në Greqi, duke sekuestruar një sasie të madhe lëndësh narkotike dhe arrestuar tre personave.

Aksioni, i cili u zhvillua në Athinë, çoi ne arrestimin e tre persona të moshës 59, 50 dhe 35 vjeç, të cilët akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi mbi 26 kilogramë kokainë dhe më shumë se 360 kilogramë marijuanë, si të përpunuar ashtu edhe të papërpunuar. Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 2.5 milionë euro.

Sipas autoriteteve, droga ishte siguruar më herët nga 59-vjeçari, i cili vepronte edhe në emër të 50-vjeçarit.

Në një magazinë dhe një apartament në përdorim të tyre u gjet pjesa më e madhe e lëndëve narkotike, së bashku me pajisje për paketim dhe shpërdarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat