Budapasti sonte nuk do të fle herët, turmat festojnë në sheshe fitoren e opozitës

Evropë

Budapasti sonte nuk do të fle herët, turmat festojnë në sheshe fitoren e opozitës

Më: 12 prill 2026 Në ora: 23:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, mbështetës të Tisza Party janë mbledhur për të festuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, ku partia opozitare po rezulton forcë dominuese në bazë të numërimit të pjesshëm të votave.

Sipas të dhënave të deritanishme, Tisza Party ka siguruar epërsi të thellë ndaj rivalëve politikë, ndërsa Fidesz – partia e lidhur me kryeministrin Viktor Orbán – renditet në vend të dytë.

Atmosfera në Budapest është përshkruar si festive, me qytetarë që kanë dalë në rrugë duke valëvitur flamuj dhe duke brohoritur në mbështetje të ndryshimit politik, pas një periudhe të gjatë dominimi të pushtetit aktual.

Orban e ka pranuar humnbjen duke ia uruar fitoren Péter Magyar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat