Sulm i përgjakshëm në shkollë në Turqi - dalin pamjet

Evropë

Sulm i përgjakshëm në shkollë në Turqi - dalin pamjet

Më: 15 prill 2026 Në ora: 14:00 Përditësuar në ora: 18:01 më 15.04.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Thellohet bilanci, 9 të vdekur nga të shtënat në shkollën në Turqi

Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve nga sulmi që ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Calik” në Turqi, ku tetë prej viktimave janë nxënës dhe njëri mësues.

Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur edhe 13 persona të tjerë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm turk Mustafa Çiftçi i cili bëri të ditur se gjashtë prej tyre janë në kujdes intensiv dhe tre janë në gjendje kritike.

“Si pasojë e këtij incidenti, për fat të keq kemi humbur 9 persona. Tetë prej tyre ishin nxënës dhe një ishte mësues. Përveç kësaj, 13 persona u plagosën. Gjashtë nga të plagosurit janë në kujdes intensiv dhe tre janë në gjendje kritike”, tha ai.

Dalin pamjet e sulmit në shkollë në Turqi

Në Kahramanmarash u dëgjuan të shtëna armësh në një shkollë të mesme të ulët. Guvernatori i Kahranmarashit, Mukerrem Unluer, njoftoi se janë 4 viktima dhe 20 të plagosur. Ministri i Arsimit Kombëtar Yusuf Tekin dhe Ministri i Brendshëm Mustafa Çiftçi, njoftohet se janë nisur drejt zonës.

 

Sulm i përgjakshëm në shkollë: çfarë ndodhi brenda pak minutash

Nga: A.Sh

Në Kahramanmaraş është kryer një sulm me armë në një shkollë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në shkollën e mesme “Ayser Çalık” në lagjen Onikişubat.

Guvernatori i Kahramanmaraşit, Mükerrem Ünlüer, ka njoftuar se në sulm kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 20 të tjerë. Është bërë e ditur se 4 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Sipas guvernatorit Ünlüer, sulmuesi ka qenë nxënës i klasës së 8-të dhe ka hyrë në dy klasa ku ka hapur zjarr.

Ka ardhur në shkollë me pesë armë dhe shtatë karikatorë

Sipas të dhënave fillestare, sulmuesi ka qenë nxënës i klasës së 8-të dhe thuhet se ka shënjestruar klasat e 5-ta.

Është raportuar se ai ka ardhur në shkollë me një çantë shpine. Guvernatori Ünlüer ka deklaruar se sulmuesi ka përdorur pesë armë dhe shtatë karikatorë gjatë sulmit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GZT (@gzt)

Gjithashtu është bërë e ditur se sulmuesi, babai i të cilit ka qenë ish-pjesëtar i forcave të policisë, ka kryer vetëvrasje në shkollë.

“Tingujt e të shtënave ishin shumë të fortë”

Gazetari Lokman Başcı, i lidhur drejtpërdrejt me transmetimin e NTV, ka thënë se sipas informacioneve të para, një person i armatosur ka hyrë në klasë dhe ka hapur zjarr.

Korrespondentja Elif Ayşenur İşledici, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, tha: “Tingujt e të shtënave ishin shumë të fortë. Ka shumë të plagosur dhe raportohet edhe për viktima.”

Ajo shtoi se: “Aktualisht ka panik para shkollës. Ka një turmë të madhe njerëzish dhe ekipet e emergjencës janë në zonë.”

Janë caktuar 7 prokurorë dhe është vendosur ndalim publikimi

Ministri i Drejtësisë, Akın Gürlek, ka njoftuar se ka nisur hetimi dhe janë caktuar 3 zëvendësprokurorë të përgjithshëm dhe 4 prokurorë.

Po ashtu është bërë e ditur se Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Arsimit kanë udhëtuar drejt Kahramanmaraşit.

Është vendosur gjithashtu një ndalim publikimi për ngjarjen. Ministri Gürlek ka deklaruar se ndalimi është vendosur për të mos dëmtuar hetimin dhe ka kërkuar nga mediat të respektojnë konfidencialitetin e procesit.

Sulm i ngjashëm në Siverek

Në qytetin Siverek të Şanliurfës, një ditë më parë kishte ndodhur një sulm i ngjashëm në një shkollë të mesme. Një person kishte hyrë në shkollë me pushkë gjahu, duke plagosur 16 persona dhe më pas kishte kryer vetëvrasje.

----

Një incident i armatosur është raportuar në një shkollë të mesme në provincën e Kahramanmaraş, ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr brenda ose pranë ambienteve të institucionit arsimor.

Sipas autoriteteve lokale, ndërtesa e shkollës është evakuuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe emergjence. Deri tani raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur, por nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre.

Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e sulmit.

Guvernatori i provincës, Mükerrem Ünlüer, deklaroi se situata po hetohet në mënyrë të plotë dhe se informacionet paraprake konfirmojnë praninë e të plagosurve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat