“Gjithçka nisi në mediat sociale”, gazetari Brahaj jep detaje për sulmin tragjik në Turqi

Evropë

“Gjithçka nisi në mediat sociale”, gazetari Brahaj jep detaje për sulmin tragjik në Turqi

Më: 16 prill 2026 Në ora: 10:33
Gazetari Sokol Brahaj

Gazetari Sokol Brahaj ka dhënë detaje lidhur me sulmin tragjik që ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Calik” në Turqi, ku humbën jetën nëntë persona dhe mbetën të plagosur 13 të tjerë.

Ai  në emisionin “Ora 7”,  tha se dyshohet që ngjarja të ketë nisur nga komunikimet në rrjetet sociale.

“Sipas informacioneve fillestare, gjithçka ka nisur përmes mediave sociale.

Në të dy rastet bëhet fjalë për të rinj që, siç thuhet, kanë përdorur platformat online dhe aty kanë përmendur edhe disa lojëra që zhvillohen në internet, duke thënë ‘hajde ta fillojmë luftën’”, tha Brahaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat