Identifikohet “pacienti zero” i Hantavirusit! Pasioni i tij për zogjtë i kushtoi jetën dhe vendosi në “pikëpyetje” atë të shumë të tjerëve

Evropë

Identifikohet “pacienti zero” i Hantavirusit! Pasioni i tij për zogjtë i kushtoi jetën dhe vendosi në “pikëpyetje” atë të shumë të tjerëve

Më: 10 maj 2026 Në ora: 13:31
Leo Schilperoord, anija turistike

Është identifikuar “pacienti zero” i hantavirusit në anijen turistike MV Hondius, ai është ornitologu holandez Leo Schilperoord. 70-vjeçari ishte i apasionuar pas vëzhgimit të zogjve, gjkë e cila e  çoi në një vendgrumbullim mbeturinash pranë qytetit jugor argjentinas të Ushuaias. Në këtë vend, ai ka të ngjarë të ketë kontraktuar llojin e rrallë të virusit të Andeve, i cili është i vetmi hantavirus i njohur që përhapet nga njeriu te njeriu . Ai ishte pacienti i parë që vdiq nga virusi në bordin e anijes.

Së bashku me gruan e tij Miriam Schilperoord, 69 vjeç, ishin nga fshati holandez Haulerëijk. Të dy ata kaluan muaj të tërë duke udhëtuar nëpër Amerikën Jugore, ata vizituan Kilin dhe Uruguain para se të shkonin në argjentinë më fund të marsit.

Ata njoheshin si të apasionuar për vëzhgimin e zogjve. Sipas raportimeve të mediave të huaja ata më 27 mars vizituan vendgrumbullimin komunal të plehërave. Një vend ky i cili shmanget nga vendasit, por është një lloj vendi “peligrinazhi” për vëzhguesit e zogjve.

Autoritetet shëndetësore besojnë se vendgrumbullimi i ekspozoi ata ndaj llojit të hantavirusit të Andeve, i cili përhapet nga minjtë xhuxhë me bisht të gjatë. Virusi përhapet nëpërmjet thithjes së grimcave të aerosolizuara nga jashtëqitjet e brejtësve dhe urina.

Çifti hipi në anijen MV Hondius në Ushuaia më 1 prill dhe brenda më pak se një jave, Schilperoord filloi të shfaqte simptoma, duke përfshirë temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe diarre. Gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi. Ai vdiq në bordin e anijes më 11 prill. Anija ekspedituese e operuar nga holandezët mbante 112 pasagjerë të tjerë, shumë prej të cilëve shkencëtarë dhe entuziastë të vëzhgimit të zogjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat