Macron thotë se hantavirusi në Francë është “nën kontroll”

Evropë

Macron thotë se hantavirusi në Francë është “nën kontroll”

Më: 12 maj 2026 Në ora: 20:09
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se hantavirusi është “nën kontroll” në Francë.

“Qeveria ka marrë vendimet e duhura, situata është nën kontroll,” tha presidenti francez në Samitin Africa Forward në Kenia.

“Franca ka ndërmarrë një protokoll jashtëzakonisht rigoroz.”

Një rast është raportuar në Francë, te një nga pasagjerët e anijes MV Hondius pas kthimit në shtëpi. Në total, 22 raste kontakti janë gjurmuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat