Dalin pamje të sulmit me katër të vrarë në Turqi: I dyshuari qëlloi nga vetura

Evropë

Dalin pamje të sulmit me katër të vrarë në Turqi: I dyshuari qëlloi nga vetura

Më: 18 maj 2026 Në ora: 19:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Mediat në Turqi kanë publikuar pamje të momentit kur një sulmues vret katër persona në Mersin të Turqisë.

Në një video të publikuar në llogarinë e televizionit TV100 shihen pamjet nga një kamerë sigurie.

Aty, përderisa dy persona po qëndronin para një lokale, një veturë me ngjyrë të bardhë shihet duke u ndalur ngadalë me xhamin e përparmë të hapur.

Në momentin e të shtënave shihet reagimi i dy personave që ndodheshin para lokalit.

Vetura shihet duke u larguar menjëherë.

Raportohet se policia ka filluar operacion për kërkimin e të dyshuarit që thuhet se është një 17-vjeçar. Një helikopter po përdoret në operacion.

Mediat turke raportojnë se dy njerëz u vranë në një restorant. Besohet se ata janë pronari dhe një punëtor.

I armatosuri më pas vazhdoi të qëllonte me plumba, duke vrarë një bari që po i ruante delet afër vendit të ngjarjes si dhe një shofer kamioni.

Motivi i sulmuesit nuk ishte menjëherë i ditur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat