Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur! Ishte nisur nga Gjermania, dyshimet e para

Evropë

Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur! Ishte nisur nga Gjermania, dyshimet e para

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 15:23
Fotoilustrim

Katër persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë, tha policia.

Sipas informacioneve, katër persona kanë vdekur”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit ishin duke u zhvilluar.

Sipas njoftimeve, ekipet e shpëtimit po kërkonin dy persona të tjerë.

Aeroplani raportohet se u nis nga Gjermania, por detajet mbeten ende të panjohura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat