Rasti tronditës i vrasjes së foshnjës nga nëna në Çeki, Pano: E tmerrshme, gjithmonë ka zgjidhje tjera

Evropë

Rasti tronditës i vrasjes së foshnjës nga nëna në Çeki, Pano: E tmerrshme, gjithmonë ka zgjidhje tjera

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 14:41
Policia

Zbulimi i krahut të një foshnje ka shkaktuar një nga rastet më shqetësuese penale në Republikën Çeke në vitet e fundit, ku një grua 35-vjeçare dyshohet për vrasje. Hetuesit po shqyrtojnë indikacionet se ajo mund të ketë vrarë foshnjën e saj të porsalindur dhe t’ua ketë hedhur qenve.

Aktivistja Linda Pano, në emisionin “Kosova Today”, rastin e ka cilësuar si të trishtueshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Që një nënë të bëjë këtë, duhet të ketë pasur arsye shumë të mëdha. Ndoshta depresioni i thellë, ndoshta edhe probleme të shëndetit mendor, ndoshta probleme të një shtatzënie jashtëmartesore, nuk mundemi ta dimë se çka e shkaktoi këtë veprim të tmerrshëm, por nuk justifikohet. Është makabre, sepse ka zgjidhje të tjera”, u shpreh Pano.

Ndërsa psikologu, Rron Kastrati tha se aktet tronditëse si ky rast, kanë një histori kronologjike deri te pasoja fatale.

Psikologu sqaroi me rend se cilët faktorë mund të ndikojnë në depresionin pas lindjes, duke theksuar se shenjat e lodhjes së tepërt, nuk duhet të anashkalohen assesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat