Fluturoi dronin mbi kompaninë e armëve në Mynih, Gjermania arreston një moldav për spiunazh!

Evropë

Fluturoi dronin mbi kompaninë e armëve në Mynih, Gjermania arreston një moldav për spiunazh!

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 17:19
Ilustrim

Prokurorët  e Mynihut në Gjermani thanë se kishin lëshuar një urdhër arresti për një 37-vjeçar moldav, të akuzuar për spiunazh që rrezikonte sigurinë.

Ai dyshohet se fluturoi një dron mbi ambientet e një kompanie gjermane armësh më 15 korrik.

Kishte qëllim regjistrimin e instalimeve mbrojtëse në emër të një entiteti të huaj, ose një organizate të ndaluar.

Policia konfirmoi se e arrestoi të dyshuarin pranë ambienteve.

Para aksionit ajo mori informacion nga një qytetar dhe një gjyqtar urdhëroi ndalimin e tij, thanë prokurorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat