Sulme me raketa ruse pranë Kievit, të paktën tre persona të vrarë, mes tyre një fëmijë

Evropë

Sulme me raketa ruse pranë Kievit, të paktën tre persona të vrarë, mes tyre një fëmijë

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 08:02
Fotoilustrim

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në sulmet ruse gjatë natës pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev, raporton BBC. 

Në orët e para të së shtunës, raketat goditën lindjen e kryeqytetit dhe dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthime të fuqishme vetëm disa ditë pasi sulmet në të gjithë Ukrainën vranë 21 persona.

Mbetjet e raketave të rrëzuara dëmtuan ndërtesa banimi dhe automjete, ndërsa një zjarr shpërtheu në një tjetër godinë. Kreu i administratës ushtarake të rajonit, Timur Tkachenko, tha se tre persona të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa balistike.

Ekipet e emergjencës po përballeshin gjithashtu me zjarre në një ndërtesë dhe në një depo karburanti në Kiev, bëri të ditur kryebashkiaku Vitaly Klitschko përmes Telegramit.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (DSNS) publikoi pamje ku shihen garazhe, një biznes dhe një ndërtesë të përfshirë nga flakët. Autoritetet thanë se numri i viktimave dhe i të prekurve ende po përcaktohet.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Serbi për vizitën e tij të parë në këtë vend. Vizita zhvillohet në një moment kur Zelensky ka ngritur shqetësime për aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet ruse me raketa, për shkak të pakësimit të rezervave të raketave interceptuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat