Turqi, avioni luftarak F-16 rrëzohet gjatë një fluturimi stërvitor

Evropë

Turqi, avioni luftarak F-16 rrëzohet gjatë një fluturimi stërvitor

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 20:46
Pamje nga videoja

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Turke është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në provincën Yalova të Turqisë. Sipas informacioneve fillestare, piloti ka arritur të mbijetojë nga incidenti.

Pas rrëzimit, në vendngjarje janë mobilizuar ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për të siguruar zonën dhe për të vlerësuar situatën.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat e incidentit, ndërsa autoritetet turke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Pritet që hetimi teknik të ndihmojë në zbardhjen e asaj që ndodhi gjatë fluturimit stërvitor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat