Bëri deklarata kundër luftës në Ukrainë, dënohet me 11 vite burg politikani i opozitës ruse Lev Schlossberg

Evropë

Bëri deklarata kundër luftës në Ukrainë, dënohet me 11 vite burg politikani i opozitës ruse Lev Schlossberg

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 18:30
Lev Schlossberg

Nënkryetari i partisë liberale ruse “Yablako” Lev Schlossberg u dënua sot, të hënën, më 17 gusht, me 11 vjet e një muaj burg për qëndrimet dhe deklaratat e tij kundër luftës në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

Gjykata e qytetit të Pskovit e shpalli politikanin fajtor për “shpifje” të përsëritur të forcave të armatosura ruse dhe përhapje të “informacionit të rremë” në lidhje me ushtrinë. Dënimin do ta vuajë në një koloni penale të regjimit të përgjithshëm.

Schlossberg nuk e pranoi fajësinë dhe e përshkroi procedurën si përndjekje politike.

Gjatë mbrojtjes së tij të premten e kaluar, Schlossberg mbrojti qëndrimin e tij në favor të paqes dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Ukrainë.

Sipas Reuters, ai e quajti luftën një “katastrofë për Rusinë”, ndërsa këmbënguli se është i pafajshëm dhe se çështja kundër tij është një gjyq politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat