​Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve

Evropë

​Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 10:25
Aleksander Vuçiq

“Marionetë e Kinës komuniste” e ka quajtur Aleksandër Vuçiqin kongresmeni amerikan, Joe Wilson.

Kjo teksa e ka kritikuar presidentin serb, pasi Serbia blen teknologji të Kinës për ndërtimin e robotëve.

Siç ka shkruar ai në X, teknologjia kineze duhet të refuzohet.

“Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes kukullës së tyre serbe, Vuçiqit. Ky është vendi i perëndimit të Partisë Komuniste Kineze në Evropë dhe bie ndesh me interesat amerikane. Teknologjia komuniste kineze duhet të hidhet poshtë!”, ka shkruar Wilson. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat