​Minjtë pushtojnë “Grand Place” zemrën turistike të Brukselit

Evropë

​Minjtë pushtojnë “Grand Place” zemrën turistike të Brukselit

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 17:46
Brukseli

Problemi shumëvjeçar me minjtë në Bruksel është përhapur edhe në sheshin historik “Grand-Place” dhe zonën turistike përreth.

Mediat lokale raportojnë se minjtë po shihen gjithnjë e më shpesh pranë bizneseve dhe në rrugët e zonës së këmbësorëve.

Pamjet e një miu brenda vitrinës së një dyqani çokollatash në “Grand-Place” kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, përcjellë AA, transmeton KosovaPerss.

Autoritetet komunale kanë shtuar masat për luftimin e problemit. Që nga shkurti, gjatë 137 ndërhyrjeve, janë kapur 1.073 minj.

Në zonën e këmbësorëve janë vendosur edhe 15 kurthe inteligjente. Autoritetet lokale kan krijuar një grup të posaçëm pune dhe kanë rritur buxhetin nga 35 mijë në 100 mijë euro.

Kryetari i Brukselit, Philippe Close, ka deklaruar se zgjidhja e problemit është ndër prioritetet e qytetit.

Bizneseve, restoranteve dhe kafeneve po u ofrohen falas shërbime për eliminimin e brejtësve.

Megjithatë, opozita vlerëson se masat mbeten të pamjaftueshme. Sipas saj, prania e minjve po dëmton bizneset dhe po largon vizitorët gjatë mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat