Treni me pasagjerët del nga shinat në Francë, raportohen të paktën 20 të plagosur

Evropë

Treni me pasagjerët del nga shinat në Francë, raportohen të paktën 20 të plagosur

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 22:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tren pasagjerësh me rreth 180 persona në bord ka dalë nga shinat mbrëmjen e sotme pranë qyteteve Cléon dhe Tourville-la-Riviere, në Francë.

Treni po udhëtonte nga Rouen drejt Caen kur ndodhi aksidenti. Sipas të dhënave paraprake, të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës janë mobilizuar në zonë për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, konfirmoi se në tren ndodheshin rreth 180 pasagjerë në momentin e aksidentit.

Për shkak të daljes së trenit nga shinat, është ndërprerë qarkullimi hekurudhor në linjën mes Rouen dhe Caen, si dhe shërbimet hekurudhore mes Caen dhe Le Havre.

Autoritetet kanë nisur ndërhyrjet në vendngjarje, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe për vlerësimin e plotë të situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat