Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, e ka cilësuar vizitën e tij në Budapest si një mundësi për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Hungarisë, pas ndryshimit të madh politik në vend dhe përfundimit të qeverisjes 16-vjeçare të Viktor Orbanit.
Vizita e Wadephul, e zhvilluar të hënën, është e para e një ministri të jashtëm gjerman në Hungari që nga viti 2019 dhe vjen në një moment kur Berlini synon të rivendosë marrëdhëniet me Budapestin mbi baza të reja.
Para nisjes për në Budapest, Wadephul tha se ndryshimi politik në Hungari krijon një mundësi të rëndësishme për përmirësimin e shpejtë të marrëdhënieve dypalëshe.
“Ka shumë punë për të bërë, por ndryshimi politik në Hungari ofron një mundësi për të rivendosur me shpejtësi marrëdhëniet tona në një themel besimi dhe besueshmërie të ndërsjellë”, deklaroi ministri gjerman.
Gjermania e ka përshëndetur ardhjen në pushtet të kryeministrit të ri hungarez, Peter Magyar, duke e parë ndryshimin politik si një mundësi për një marrëdhënie më konstruktive mes dy vendeve.
Magyar mori detyrën këtë vit, pas fitores së tij ndaj Orbanit në zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund një periudhe 16-vjeçare të qeverisjes së ish-kryeministrit hungarez.