Riktivizohet vullkani Etna, aeroporti i Katanias ndalon fluturimet

Evropë

Riktivizohet vullkani Etna, aeroporti i Katanias ndalon fluturimet

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 12:21
Fotoilustrim

Fluturimet në aeroportin e Katanias në Itali u pezulluan përsëri të hënën për shkak të hirit vullkanik nga aktiviteti i vazhdueshëm i malit Etna.

Kështu njoftoi kompania që operon qendrën ajrore në Siçili.

Të gjitha mbërritjet në aeroport, i pesti më i ngarkuar në Itali për nga trafiku i pasagjerëve, do të pezullohen deri në orën 16:00 sipas orës lokale, tha operatori i aeroportit SAC në një postim në Facebook.

Mali Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë, shpesh pengon fluturimet në Catania, por emetimet e hirit kanë qenë veçanërisht intensive këtë verë, duke prekur mijëra udhëtarë gjatë sezonit kulmor të pushimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat