Italia zgjat kontrollet kufitare me Spanjën/ Masa e re në fuqi edhe 15 ditë

Evropë

Italia zgjat kontrollet kufitare me Spanjën/ Masa e re në fuqi edhe 15 ditë

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 19:19
Fotoilustrim

Italia ka vendosur të zgjasë edhe me 15 ditë kontrollet në kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe rrezikut të infiltrimit të elementëve terroristë.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, njoftoi të martën se vendimi i është komunikuar Komisionit Evropian dhe ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, vendimi u mor pas një vlerësimi të situatës nga Komiteti për Analizën e Imigracionit dhe Sigurisë Kufitare.

Edhe Spanja ka vendosur të vazhdojë kontrollet ndaj udhëtarëve që mbërrijnë nga Italia përmes porteve dhe aeroporteve. Sipas agjencisë spanjolle EFE, masat do të jenë në fuqi deri më 8 tetor.

Spanja i riktheu kontrollet më 8 gusht, në përgjigje të masave të ndërmarra nga Italia. Fillimisht, ato ishin parashikuar të zgjasnin një muaj, përpara se të shtyheshin deri më 23 shtator.

Kontrollet kufitare nga Italia u vendosën fillimisht pas krizës së migrantëve në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat