Pezullohet fushata për referendumin pas vrasjes së deputetes Jo Cox

Evropë

Pezullohet fushata për referendumin pas vrasjes së deputetes Jo Cox

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 16:44
Jo Cox

Fushata për referendumin pro qëndrimit ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian vijon të jetë e pezulluar, dy ditë pas vrasjes tragjike të deputetes proevropiane Jo Cox, ku autori i dyshuar pritet të dalë sot para hetuesve.

I vetmi person i dyshuar në vrasje, Thomas Mair, 52 vjeç, u akuzua për krim në rrethana cilësuese ndaj deputetes laburiste 41-vjeçare në Birstall, në veri të Britanisë së Madhe.

Një klauzolë e ligjit britanik bën me dije se akuza ndaj të dyshuarit nuk i lejon mediat të publikojnë elemente dhe dëshmi të mbledhura prej ditës së krimit, kryesisht mbi arsyet e mundshme që shtynë të dyshuarin drejt krimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat