Gjermania dhe Franca marrin përsipër forcimin e BE-së

Evropë

Gjermania dhe Franca marrin përsipër forcimin e BE-së

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 18:18
Ursula von der Leyen

Gjermania dhe Franca duan që të krijojnë një bashkëpunim më të ngushtë për të mbrojtur Bashkimin Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe, e cila e ka ‘paralizuar” iniciativa të tilla në të kaluarën, tha të mërkurën ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen, shkruan Reuters.

Duke paraqitur një raport mbi politikën gjermane të sigurisë, von der Leyen tha se Gjermani dhe Franca do të nxisin bisedime me shtete të tjera për projekte të përbashkëta dhe me qëllim afatgjatë drejt një bashkimi të përbashkët rreth mbrojtës dhe sigurisë.

“Unë mund t’ju them nga përvoja se në te kaluarën Britania ka thënë se nuk merr pjesë në këto gjera”, tha ajo në një konferencë për media, transmeton KsoovaPress.

“Kjo e ka paralizuar Bashkimin Evropian në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Kjo nuk do të thotë se pjesa tjetër e Evropës mbetet jo aktive, por ne kemi nevojë të ecim përpara në këto çështje kaq të mëdha”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat