Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë të premtën se vendi i saj qëndron përkrahë Francës pas sulmit në Nicë ku u vranë mbi 80 persona, raporton Reuters.
May ka thënë se qeveria e saj është duke e vlerësuar nëse Britania ka nevojë të bëj më shumë për të rritur masat e sigurisë.
“Do të bisedojë me presidentin Hollande sot dhe do e bëj të qartë se ne qëndrojmë përkrahë Francës sot siç kemi bërë në të kaluarën”, ka thënë ajo.
“Niveli i kërcënimit këtu në Mbretërinë e Bashkuar tashmë është i rëndë, kjo do të thotë se një sulm terrorist është mjaft i mundshëm”, ka thënë ajo gjatë një paraqitje televizive.
“Zyrtarët e lartë kanë thënë se duhet shikuar se çfarë mund të bëjmë më shumë”, ka thënë më tej ajo.