Rritet bilanci i viktimave dhe arrestimeve në Turqi, ka shkuar në 300 numri i viktimave

Evropë

Rritet bilanci i viktimave dhe arrestimeve në Turqi, ka shkuar në 300 numri i viktimave

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 23:23
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Ka shkuar në 300, numri i viktimave të dhunës së shkaktuar nga grushti i dështuar i shtetit në Turqi.

Raportimet e fundit të mediave të huaja duke cituar zyrtarë të lartë policorë në Turqi, thonë se mes tyre llogariten 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë; ndërsa të plagosurit janë mbi 1.400.

Ndërkohë, deri më tani janë arrestuar 2.893 ushtarë.

265 të vdekur, 1.500 të lënduar dhe mbi 2,839 të arrestuar, fillon revanshi ndaj puçistëve në Turqi

Numri i të vdekurve gjatë tensioneve në Turqi pas përpjekjeve për grusht shtet ka arritur në 265. Kështu ka bërë të ditur zyra e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, raporton BBC.

Sipas zyrës së Erdoganit, 161 prej të vrarëve janë civilë, ndërsa 104 janë ushtarë.

* * *

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim në një fjalim të mbajtur në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Turqisë ka deklaruar: ''Sot është një ditë e madhe. Është dita kur jemi bërë një trup i vetëm në këtë ditë të vështirë. Sot AK Partia, CHP, MHP, dhe HDP dhe të gjitha partitë politike jashtë Parlamentit i kanë thënë të gjithë një zëri 'Jo puçit' dhe dita kur i kanë dalë për zot demokracisë".

"Ata që janë ngritur për grusht shteti kundër popullit, i kanë bërë vetes së tyre grusht shteti. Tashmë 15 korriku është dita e ruajtjes së demokracisë. Sot është dita e përkujtimit, dita e festës, uroj që të jetë për mirë. Fundi i atyre që zgjasin duart ndaj kësaj godine e cila është ikonë e vullnetit të popullit dhe do të jetë në 50 vite, 100 vite dhe 1000 vite, do të jetë i njëjtë. Askush nga ata të cilët tentojnë të organizojnë apo bëjnë puç ushtarak nuk do të shpëtojnë pa ndëshkim. Inshallah tani e tutje askush nuk do të mund të ngrejë dorë kundër këtij Parlamenti. Por edhe nëse do të ketë nga ata të cilët do të mundohen të ngrenë dorë do të ju vijnë përpara syve ata që bënë këtë veprim natën e mbrëmshme", u shpreh kryeministri i Turqisë.

Në seancën e jashtëzakonshme të zhvilluar sot krahas të gjitha partive, zyrtarëve më të lartë të vendit merrte pjesë edhe Gjenerali i Forcave të Përgjithshme të Turqisë Hulusi Akar.

* * * 

 Në kuadër të hetimeve kundër grusht shtetit janë arrestuar rreth 100 ushtarakë, prokurorë, gjyqtarë ushtarakë si dhe dy gjeneralë me detyrë në Komandën e bazës së 8-të të avionëve në qytetin Dijarbakir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu bëhet e ditur se ende është në rrjedhë operacioni i arrestimeve në kuadër të hetimeve të nisura në të gjithë vendin kundër grushtit të shtetit nga elementët e armatosur të organizatës terroriste FETO.

***

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar 2,839 oficerë ushtarakë, të cilët kanë qenë të përfshirë në përpjekjet për grusht-shtet në Turqi.

Në anën tjetër, autoritetet turke kanë suspenduar më shumë se 2,745 gjyqtarë, të cilët janë të përfshirë në zhvillimet e fundit.

Në anën tjetër, deputetët turk kanë thënë se situata tani është nën kontroll dhe se autoritetet kanë arritur të arrestojnë krerët e grusht-shtetit.

Ndonëse situata në Turqi edhe më tej vazhdon të jetë konfuze, presidenti turk, Recep Tayyip Erdo?an ka thënë se përpjekjet për grusht-shtet tashmë kanë përfunduar.

***

Më shumë se 2,800 ushtarë janë arrestuar pas grusht shtetit të dështuar të tyre, ku si pasojë të paktën janë vrarë 250 dhe janë plagosur më shumë se 1.500 të tjerë.

Kështu thotë DailyMail, sipas së cilës presidenti turk Taip Erdogan  është zotuar se do të ndëshkohen ata që kanë shkaktuar këtë kryengritje të përgjakshme.

***

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi deri  më tani ka arritur mbi 200, raportojnë mediat e huaja.

Sipas autoriteteve turke deri më tani janë të paktën 90 njerëz të vrarë,  41 prej të cilëve janë policë, ndërsa afër 50 janë civilë, të cilët ranë si martirë.

Nga dhuna e mbrëmshme në rrugët e Turqisë, pas përpjekjeve për grusht-shtet, të lënduar kanë mbetur 1,154, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa, shefi i aksionit të mbrëmshëm, Umit Dundar ka thënë se janë vrarë 104 rebelë, të cilët përkrahnin grusht-shtetin.

Po ashtu, është bërë e ditur se mbi 1 mijë ushtarë janë të arrestuar, ndërsa situata edhe më tej vazhdon të jetë konfuze

Policia speciale turke arreston afro 200 ushtarë

Grushti i shtetit, i orkestruar nga Erdogan?

Sekretari i NATO-s: Respektoni institucionet demokratike të Turqisë

Gulen: Jam i pafajshëm, akuzat e Erdoganit të papërgjegjshme

Largohen nga detyra 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë, shpëtohet Shefi i Shtabit

ShBA-të përkrahin qeverinë turke

Po vazhdon të rritet numri i të vrarëve si pasojë e grusht shtetit në Turqi. Televizioni Haber njofton se deri më tani janë vrarë 104 persona.

Gjendja konfuze ende po vazhdon. Ndërkohë, Televizioni nacional ende nuk ka sinjal.

***

Agjencia  Anadoly Agency ka raportuar se numri i viktimave ka shkuar në 90. Sipas AA, 1,154 persona janë plagosur.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka thirrur sot një takim urgjent për puçin ushtarak.

Një pjesë e ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë gjatë orëve të vona të së premtes dhe mëngjesit të së shtunës, duke përdorur tanqe dhe helikopterë, si dhe duke bllokur ura dhe marrë nën kontroll disa media.

***

Dielli ka lindur në Ankara dhe dëmet e një nate më parë duken më qartë. Pavarësisht se Presidenti Erdogan, qeveria dhe Inteligjenca raportuan se grushti i shtetit dështoi, ende nuk është shumë e qartë se çfarë po ndodhë në Ankara.

Mbi 335 ushtarë pjesëmarrës në grushtin e shtetit janë arrestuar, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga përleshjet është 60. Forcat qeveritare kanë përdorur avionët luftarakë F-16 për të rrëzuar një tjetër helikopterë dhe për të qëlluar mbi tanket pranë pallatit presidencial.

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka urdhëruar ushtrinë që të qëllojë mbi çdo mjet që zotërohet nga organizatorët e grushtit të shtetit. Yildirim akuzoi ushtrinë se ka qëlluar mbi civilë të pafajshëm.

Presidenti Rexhep Erdogan foli para mbështetësve për t’i garantuar të gjithë se përgjegjësit e ngjarjes së mbrëmshme do të marrin dënimin e merituar.

***

Raportimi i fundit Hurriyet thotë se 754 anëtarë të forcave të armatosura turke janë arrestuar për përfshirje në grusht-shtet.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozda?, ka bërë të ditur se një total prej 754, kryesisht oficerë ushtarakë, janë arrestuar mbi akuzat për përpjekje për grusht shteti.

Ky numër është dyfishuar nga shifra që e dha Ministria e Brendshme turke duke thënë se 336 oficierë janë arrestuar.

Po ashtu 29 kolonelë dhe katër gjeneralë ishin larguar nga postet e tyre.

Erdogan: Ata do ta paguajnë shtrenjtë, fundi për ne do të jetë i mirë

ImagePresidenti turk tha se ky vend ka një Qeveri e cila ka ardh në detyrë me votat e popullit dhe dhe me atë se cfarë thotë Kushtetuta, unë jam kryekomandant dhe si i tillë kam marrë votat e popullit.

Me të mbërritur në aeroportin Ataturk të Stambollit, presidenti turk Erdogan është përshëndetur për mbi 10 minuta me shumë nga qytetarët simpatizantë që kishin dalur ta prisnin atë.

Ai më pas në një nga dhomat e aeroportit ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ndër të tjera tha:"Siç e dini, fatkeqësisht sot pasdite brenda forcave tona të armatosura kishte një lëvizje dhe në fund të kësaj lëvizjeje fatkeqësisht një grup i vogël brenda Forcave të Armatosura Turke që nuk mundi ta përballojë dhe ta pranojë unitetin, bashkësinë dhe integritetin e vendit dhe popullit tonë, siç kam thënë shumë më parë, është vetë Struktura e Shteti Paralel dhe kjo strukturë ka arritur të zë vend brenda forcave tona të armatosura, policisë dhe institucioneve të tjera pas një procesi prej 40 vitesh, është fshehur në mënyra të ndryshme dhe arriti aty ku është sot në këtë mënyrë."

"Dikush e kuptoi dhe e dinte mirë se çfarë do të ndodhte. Për këtë arsye hodhën një hap të tillë. Le të bëjnë çfarë të duan, por Turqia nuk është më Turqia e vjetër. Mënyra e veprimit të Turqisë së re është shumë më ndryshe. Edhe ne jemi duke hedhur hapa në këtë drejtim. Kemi të bëjmë me një okupim të strukturave paralele. Dhe mund të mendoni? Mbi aeroportin Ataturk fluturojnë avionët F16. Përse i blemë këto avionë? Ne i blemë për të mbrojtur këtë vend. Ndërsa tani këto pilotë që fluturojnë me këto avionë pengojnë uljen dhe ngritjen e avionëve në aeroportin e Stambollit si dhe kërcënojnë Presidentin e vendit",, ka deklaruar ndër të tjera Erdogan.

Presidenti turk tha se ky vend ka një Qeveri e cila ka ardh në detyrë me votat e popullit dhe dhe me atë se cfarë thotë Kushtetuta, unë jam kryekomandant dhe si i tillë kam marrë votat e popullit.

“Kjo punë nuk do të jetë mbarim për ata, çfarëdo që të bëjnë, dua që ta dinë këtë se ne kemi vendosur kokën tonë në këtë rrugë të bekuar, kemi nisur në rrugë me jetën tonë, qefinin tonë. Me të kuptuarin se çdo gjë ka hajr, më së fundi ky zhvillim është mirësia e Allahut për ne. Pse mirësi? Sepse kjo është një rast i cili do të mundësojë pastrimin e Forcave të Armatosura tona e cila duhet të jetë shumë e pastër", ka thënë Erdogan nga aeroporti kryesorë i Stambollit.

Ai ka thënë tutje se : "Përpara se të vija këtu isha në Marmaris. Dhe për fat të keq vendi ku qëndroja menjëherë pasi jam larguar që atje ishte bombarduar. Mesa duket kanë kujtuar që jam ende atje dhe mesa duket nuk na ndoqën dot kur erdhëm këtu. Kjo është ajo që bëjnë tani. Të njëjtën gjë bënë edhe me institucionet e tjera. Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës e kanë marrë peng. Çfarë ndodhi? Çfarë do të bëni ju me marrjen e sekretarit tim? Ndërsa për gjendjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm deri tani nuk kam ndonjë informacion."

Ai ka shtuar më tej: "Ju jeni ushtarët tanë, dhe duke qenë të tillë kurrë nuk është e mundur t'ju lejojmë që t'i drejtoni armët drejt popullit që e keni përballë, nënat, baballarët dhe vëllezërit tuaj. Këto armë ju dhanë nga populli dhe nëse i drejtoni drejt popullit, atëherë do ta paguani shtrenjtë çmimin e kësaj. Duhet të tërhiqeni shpejt nga ky gabim. Në Turqi ka një pushtet të zgjedhur nga populli. Gjithashtu ka një president i zgjedhur nga ana e popullit. Ne jemi duke e kryer detyrën tonë dhe me lejen e Allah-ut do të vazhdojmë deri në fund këtë detyrë. Vendin tonë kurrë nuk do të ja lëmë këtyre pushtuesve. Dua ta dini këtë. Fundi i kësaj do të jetë I mirë', ka thënë ndër të tjera presidenti i Turqisë. 

***

Dështon tentativa e grushtit të shtetit kundër Erdogan. Një grup ushtarak tha në orët e vona të së premten se kishte marrë pushtetin, por presidenti Taip Erdogan pak orë më pas, në orët e para të së shtunës, u zotua se do ta shembët: “Do ta kapërcejmë” tha ai duke e quajtur “kryengritje të një pakice” dhe shtuar se do të ndëshkohen të gjithë. “Do ta paguajnë” tha kryeministri turk.

Përmes një videomesazhi Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të dalin në shesh kundër këtij grusht shteti dhe ashtu ndodhi.  Disa ore me pas një zyrtar i agjencisë së inteligjencës kombëtare, i cituar nga Anadolu deklaron “Grupi ushtarak u zmbraps” . Dy viktimat e para jane dy civilë.

Agjencia e lajmeve turke Anadolu thote se ata që tentuan grushtin e shtetit është grupi terrorist FETO qe drejtohet nga kleriku mysliman Fetullah Gylen kundershtari i Erdogan.

Image

***

Situata në Turqi është drejt normalizimit. CNN turk njoftoi se grushti i shtetit dështoi dhe se shihet një zmbrapsje e ushtarëve që janë pjesë e grupit që organizuan grushtin e shtetit.

Shumë njerëz kanë dalë në rrugë, ndërsa në rrjete sociale janë parë civilë që arrestojnë ushtarë, por edhe forca policore të cilët kanë shoqëruar disa ushtarë.

Edhe zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës deklaroi se tentativat për grusht shteti kanë dështuar dhe se personat që e kanë organizuar po zmbrapsen.

Edhe televizioni shtetëror turk TRT i është rikthyer transmetimit pas disa orë ndërprerjeje për shkak të grushtit të shtetit. Punonjësit e këtij televizioni deklaruan se ishin marrë peng.

Megjithatë, “Reuters” njoftoi se një shpërthim është dëgjuar në Stamboll, ndërsa Parlamenti në Ankara është goditur nga disa bomba.

Lirohet shefi i ushtrisë turke

Është liruar shefi i shtabit ushtarak në Turqi, Hulusi Akar.

Puçistët më herët e kishim marr peng atë së bashku me disa persona të tjerë.

Pengjet u mbajtën në një qendër ushtarake.

Puçistët më herët e kishim marr peng atë së bashku me disa persona të tjerë.

Pengjet u mbajtën në një qendër ushtarake.

Agjencia Shtetërore e Turqisë thotë se grusht shteti i nisur nga ana e ushtrisë turke ka dështuar.

Sipas mediave turke, kjo agjenci ka arritur që të rimarrë shtetin dhe se gjendja ka filluar të qetësohet.

Në anën tjetër, edhe kryeministri i Turqisë ka thënë se prej tash, çdo helikopter i ushtrisë që do të shihet duke fluturuar do të goditet.

Pesëmbëdhjetë ushtarë, përkrahës të grusht-shtetit janë raportohet se janë arrestuar.

ImageHulusi Akar.

 

Sulm me bombë në Parlamentin turk

Një shpërthim me bombë raportohet se ka ndodhur brenda selisë së Parlamentit turk.

Sipas mediave turke ka persona të plagosur në hyrje të kësaj selie.

Raportohet se janë arrestuar së paku 15 ushtarë pjesë e grupit të grusht shtetit të cilët kanë tentuar të hyjnë në kompleksin presidencial në Ankara.

Gjendje kaosi në Turqi, ushtria merr pushtetin, vriten 17 policë

Shtatëmbëdhjetë policë janë vrarë gjatë sulmit tek zyret qendrore të Njësisë Speciale të Policisë në Ankara.

Gjendja po vazhdon të jetë e tensionuar në Turqi, ku ushtria e ka shpallur vendin nën kontrollin e tyre, derisa një masë e madhe e qytetarëve kanë dalë për të protestuar pas thirrjes së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjendje e jashtëzakonshme në Turqi, ka edhe të plagosur

Gjendje e jashtëzakonshme po mbretëron në Turqi derisa ushtria turke e ka shpallur nën kontrollin e saj shtetin.

Qytetarët turq të cilët kanë dalë për tu konfrontuar me ushtrinë turke, me ç’rast janë zhvilluar përleshje e që për pasojë ka pasur edhe të plagosur, raporton Reuters.

Qytetarët kishin arritur që të hyjnë brenda terminalit të aeroportit “Ataturk” të Stambollit.

Ky është personi që nisi grusht-shtetin në Turqi

Që prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në Turqi është duke ndodhur një grusht shteti.

Mediat turke raportojne se pas tentatives per grusht shtet ne Turqi qendron Akin Ozturk, 64 vjecari qe sherbeu si gjeneral ne forcat ajrore te Turqisë.

ImageAkin Ozturk

Qytetarët i përgjigjen thirrjes së Erdoganit, përleshje në rrugët e Stambollit

Tashmë kanë filluar përleshjet në hyrjen e rrugës së Bosforit, ku qytetarët Qytetarët turq i janë përgjigjur thirrjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan për të protestuar në rrugët e Stambollit.

Përleshjet po zhvillohen në hyrje të urës sipas CNN.

Masa e njerëzve është duke u rritur të cilët janë nisur drejt tankeve të ushtrisë te aeroporti “Ataturk”.

Nuk është bërë e qartë në mes kujt janë zhvilluar përleshjet.

Flet Erdogan: Unë jam president i Turqisë, ata do ta paguajnë shtrenjtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me kryengritjen në Stamboll dhe Ankara tha: "Si Presidenti i këtij vendi dua të them diçka hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. I ftoj të gjithë qytetarët e kësaj Republike të dalin në sheshe dhe rrugë dhe të qëndrojmë dorë për dore në këto sheshe duke ju dhënë mësimin e duhur atyre që kanë tentuar një gjë të tillë".

Presidenti turk ka deklaruar më tej: "Fatkeqësisht, zhvillimi i sotëm është një lëvizje për kryengritje e një grupi pakicë brenda Forcave tona të Armatosura. Kjo është një lëvizje e strukturës tanimë të ditur e cila u nxit nga dhe u dirigjua nga struktura paralele. Besoj se përgjigja që populli ynë do t'ia japë kësaj lëvizjeje kundër shtetit, unitetit, bashkësisë dhe tërësisë sonë, do të jetë përgjigja e duhur".

"Ky tentim për kryengritje është bërë nga një grup brenda Forcave të Armatosura të Turqisë të cilët ndihmohen nga persona të strukturës paralele. Ky grup është përdorur nga kjo strukturë. Unë besoj që të bashkuar dhe të gjithë si popull do ti japim një mësim të mirë dhe dënimin e merituar këtyre strukturave", tha Erdogan. 

Në lidhje me kryengritjen ushtarake në Stamboll dhe Ankara, ai tha se "I bëj thirrje popullit tim: mblidhuni nëpër sheshe dhe në këtë mënyrë këtyre t'ua japim përgjigjen më të mirë. Nuk besoj se kjo tentativë për grusht shteti do të jetë e suksesshme. Gjatë historisë asnjë puçist nuk ka mundur të jetë i suksesshëm. Sigurisht që këtu nuk funksionon zinxhiri i komandës. Për momentin zinxhiri i komandës është pezulluar tërësisht dhe është shkelur, dhe fatkeqësisht ngjarjet brenda zinxhirit të komandës aktualisht janë lëvizje nga poshtë lartë. Gjithsesi, unë si kreu i shumicës jam Presidenti i shtetit dhe në të njëjtën kohë kryekomandanti. Gjyqësori ia ka dhënë përgjigjën e duhur aktorëve të cilët kanë ndërmarrë një operacion të këtillë pa dijeninë time" , tha Erdoga. Presidenti i Turqisë thekson më tej: "Këta do ta paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e daljes kundër popullit me tanket, topat, aeroplanët dhe helikopterët e që janë siguruar po nga populli. Në këtë drejtim, qoftë unë si president, qoftë kryeministri apo qeveria, do t'i ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm duke qëndruar të palëkundur. Në këtë moment i bëj thirrje popullit tim, duke e ftuar popullin tonë që tubohen në sheshet e qyteteve, i bëj thirrje në aeroporte të mblidhemi si popull, në sheshe në aeroporte dhe grupi në pakicë të vijnë dhe të bëjnë atë që kanë të për të bërë me topat dhe tanket e tyre. Unë deri më sot nuk kam njohur ndonjë fuqi më të madhe se fuqia e popullit."

Mediat nga atje kanë kërkuar që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Mediat raportojnë se në orën 6 të mëngjesit fillon shtetrrethimi në Turqi, me qëllim që Ushtria të marrë në kontrollë gjithë shtetin.

Ndërkohë në këto momente qytetarë të shumtë kanë dal në bankomatet e Bankave të vendit duke tërhequr paratë e tyre.

Ndërkohë presidenca turke sapo ka lëshuar një komunikatë të shkurtër për media ku thotë se është duke provuar nga një grup i vogël që të mirret pushteti në Turqi. “Janë disa ushtarakë që mendojnë se mund ta marrin kontrollin e shtetit dhe ata nuk janë e tërë ushtria... I kërkojmë botës që të qëndrojë në solidaritet me shtetin turk”, thuhet në deklaratën e zyrës së Presidentit.

Ndërkohë njoftohen mediat se Shtëpia e Bardhë dhe presidenti Obama janë duke  endjekur direktgjithë situatën në Turqi.

Ushtria turke ka formuar komitetin Kombëtar të Paqes i vetmi insiitucion në Turqi i cili do të punojë për një Kushtetutë të re.

Deklarata  e ushtrisë turke është lexuar nga i vetmi televizon  që funksion  në Turqi, deklaratë të xilën e ka lexuar një moderatorë e televizionit nën presionin e ushtrisë.

Agjencia prestigjioze e lajmeve AFP njoftoi shkurt se ushtria turke ka konfirmuar se ka marrë pushtetin e plotë në Turqi. Këtë lëvizje kryeministri turk e konsideroi një lëvizje të paligjshme.

“Pushteti në të gjithë vendin është marrë nën kontroll në të gjithë vendin”,- tha një ushtarak në NTV por pa dhënë më shumë detaje.

Për momentin faqja e internetit e ushtrisë nuk punon. “Ushtria turke ka marrë kontrollin në vend”,- shkruan AFP duke cituar mediat vendase.

Nderkaq mesohet se ushtria ka marre nen kontroll edhe aeroportin e Stambollit “AtaTurk”.

Sulmohet Agjencia e Inteligjencës Turke

Është sulmuar Agjencia e Inteligjencës Turke. Pjesa e ushtrisë e cila po tenton për grusht-shtet ku një pjesë e ushtrisë me aeroplanë e helikopterë janë duke e sulmuar Ankaranë.

Kryeministri turk ka thënë se Forcat e Sigurisë  do të bëjnë çdo gjë për të kthyer situatën nën kontroll.

Tentim për grusht shtet në Turqi, plagoset një polic

Një polic është plagosur si pasojë e grupit të ushtrisë turke e cila po tenton për të përmbysur qeverinë.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell. Sipas raportimeve autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë aroplanët ushtarakë.

Ndërkaq jashtë aeroportit të Stambollit janë vendosur edhe tanke.

Një pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll. Ushtria turke ka publikuar një deklaratë, sipas së cilës theksohet se ata kanë marrë nën kontroll qeverinë e vendit në emër të rendit demokratik, duke shtuar se të gjitha marrëdhëniet diplomatike me të huajt do të vijojnë dhe se të drejtat e njeriut do të respektohen.

Të shtëna janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell. Sipas raportimeve në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë.

Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke. Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.

Incidentet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha medieve botërore, për shkak se kryeministri Yildirim ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur shkurtimisht.

“Disa persona kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme veprime jashtë zinxhirit të tyre të komandës”, tha Yildirim në konferencën e transmetuar nga kanali privat televiziv “NTV”. “Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet ende në pushtet. Kjo qeveri do të veprojë për sa kohë që populli ta vendosë këtë gjë”.
Megjithatë, pamjet e publikuara nga “NTV” tregojnë tanket teksa futen në hyrjen e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, që vetëm pak kohë më parë ra pre e një sulmi terrorist.

Udhëheqësi aktual, Presidenti Recep Tayyip Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe u bë i pari president i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli në vitin 2014. Ai ka centralizuar në vijimësi pushtetin qeveritar te figura e presidentit që prej atëherë, edhe pse dikur të qenit president ishte thjesht një post ceremonial.

Erdogan ka përkeqësuar lirinë e shtypit dhe të shprehjes dhe ka vendosur rregulla të ashpra fetare në qeverinë turke. Shumica e mbështetësve të tij politik janë të përqëndruar nëpër zona rurale, konservatore, por edhe zonat me myslimanë në vend.

Pamjet e “Dogan News Agency” tregojnë devijimin e makinave dhe autobusëve nga dy urat mbi Bosfor, ndërkohë që “CNN Turkey” shfaq dy mjete të rënda të ushtrisë të pozicionohen së bashku me një grup ushtarësh në hyrje të njërës prej dy urave.

Një zyrtar turk tha se ushtarë janë dislokuar edhe në qytete të tjera të Turqisë, por pa specifikuar se në cilat.

Lexo edhe këtë:

Shikoni se si helikopteri luftarak sulmon në Ankara

AFP: Ushtria merr pushtetin në Turqi, bie Erdogan

Tentim për grusht shtet në Turqi, plagoset një polic

Arsyeja se përse Forcat Ajrore të Turqisë janë ngritur në veprim mbrëmjen e kësaj të premteje mbeten ende të paqarta.

Por mësohet se rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë së premtes, siç raporton “Ria Novosti”. Sipas medieve lokale, i gjithë personeli i sigurisë është thirrur urgjentisht në detyrë.

Image

 

Po tentohet grushteti në Turqi

Kryeministri turk, Yildirim, ka thënë se ka pasur një tentim grushtetit.

Ai është paraqitur direkt në televizionin shtetëror duke thënë se disa individë në Ushtri kanë provuar ta marrin pushtetin me dhunë, por kanë dështuar në këtë përpjekje dhe për këtë “do të paguajnë shtrenjtë”

Asnjë mjet nuk lejohet të kalojë nga pjesa aziatike e Stambollit në atë evropiane, për çka janë bllokuar urat kryesore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat