Alarm për bombë në metronë e Londrës

Evropë

Alarm për bombë në metronë e Londrës

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 10:51
Ilustrim

Një alarm për bombë është dhënë mëngjesin e sotëm në Londër. Stacioni i metrosë “Golders Green Tube” që gjendet në veri të kryeqytetit anglez është evakuuar.

Shkak është bërë gjetja e një makine të braktisur.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 08:00 të mëngjesit kanë marrë një telefonatë për një makinë të braktisur që ndodhej pranë metrosë.

Stacioni është mbyllur dhe njerëzit janë evakuuar nga policia që ka nisur hetimet për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat