Britania e Madhe: Pyetja është kur, e jo se a do të ketë sulme

Evropë

Britania e Madhe: Pyetja është kur, e jo se a do të ketë sulme

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 22:28
Bernard Hogan - Howe

Britania e Madhe nuk mund të jetë plotësisht e mbrojtur nga terrorizmi dhe sulmet e ngjashme siç kanë ndodhur në kontinentin evropian ndërsa në pyetje është koha kur do të ndodhë kjo, ka deklaruar sot shefi i policisë së Londrës Bernard Hogan - Howe

Këtë paralajmërim ai e shpjegon duke vlerësuar me  “ kërcënimet serioze " të terrorizmit ndërkombëtar , ku pasuan një seri sulmesh në Gjermani dhe në Francë , disa prej të cilave janë të lidhura me ekstremistët islamikë .

 Hogan-Howe ka thënë se njerëzit në Britani gjithnjë e më shumë janë të shqetësuar se ata e kanë radhën nga këto sulme.

“E ndiej dhe e kuptoj atë frikë dhe si zyrtar policor jam i obliguar që ta pengoj dhe e di që dëshironi që t’iu siguroj. Kam frikë se megjithatë nuk do të mund ta bëj këtë plotësisht”, ka thënë shefi i Policisë në një tekst i publikuar në blogun  e tij që e ka transmetuar “Mail on Sunday”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat