Theresa May ndjek hapat e Margaret Thatcher

Evropë

Theresa May ndjek hapat e Margaret Thatcher

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 16:03
Theresa May

Theresa May ka vendosur të shkojë në Zvicër për të bërë ecje nëpër bjeshkë, në pushimin e saj të parë qëkur është zhvendosur në rrugën Downing, shkruan Daily Mail.

Kryeministrja ka filluar një pushim 13 ditor, duke lënë kancelarin Philip Hammond në detyrë në Westminster.

May dhe burri i saj Philip janë tifoz të mëdhenj të ecjes në bjeshkë, dhe vizitojnë Alpet Zvicerane për dekada me radhë.

Zgjedhja e vendit për disa ditë pushimi nxit krahasime me Margaret Thatcher, gruan e vetme kryeministre të Britanisë së Madhe, e cila kalonte pushimet e saj në Graubunden.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat