Gjermania është e përgatitur në rast të ndonjë sulmi

Evropë

Gjermania është e përgatitur në rast të ndonjë sulmi

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 20:54
Ilustrim

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen, ka thënë se Gjermania është e përgatitur në rast të ndonjë sulmi eventual dhe ka lavdëruar punën e forcave kombëtare të vendit, transmeton Reuters.

“Të gjithë e dimë se Gjermania ka qenë në qendër të vëmendjes së terrorizmit dhe të gjithë e dimë se çfarë pune të shkëlqyeshme po bëjnë forcat tona kombëtare, sikurse policia dhe të gjitha forcat e tjera me të cilat punojnë bashkërisht. Niveli i mbrojtjes është shumë i lartë dhe aq i mirë, sa të gjithë ne mund të jetojmë në paqe”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ka shtuar Ursula Von der Leyen, “ne duhet të jemi të përgatitur”. Ajo ka thënë se tani Gjermania është e përgatitur për situata që nuk mund të imagjinoheshin para sulmeve të Parisit dhe Brukselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat