Kurz: Nuk besoj në vazhdimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE

Evropë

Kurz: Nuk besoj në vazhdimin e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 14:09
Sebastian Kurz

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i Partisë Popullore Konservatore nuk beson se marrëveshjet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian do të vazhdojnë.

“Ka mendime të ndryshme ndërmjet udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së, por për momentin shumica e ministrave të jashtëm nuk janë shumë entuziastë në hapjen e një kapitulli të ri negociatash”, tha ai në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve, APA.

“Në parim do të ishte e arsyeshme të diskutoheshin marrëdhëniet e ardhshme të BE-së me Turqinë, por ajo është larguar nga BE-ja gjatë këtyre viteve të fundit dhe zhvillimet e javëve të fundit i kanë bërë gjërat edhe më problematike “, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat