Avioni i nisur nga SHBA-të bën ulje të detyruar, 16 persona në spital

Evropë

Avioni i nisur nga SHBA-të bën ulje të detyruar, 16 persona në spital

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 12:07
United Airlines

16 persona janë dërguar në spital pasi avioni i linjës “United Airlines”, bëri një ulje emergjence në aeroportin “Shannon” të Irlandës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se avioni u ul rreth orës 05:55 në aeroportin në fjalë dhe pas këtij momenti 14 pasagjerë dhe 2 pjesëtarë të ekuipazhit shfaqën probleme shëndetësore, duke u dërguar me ambulancë për në spital.

“ ‘United Airlines’ po siguron mbështetje për klientët pas turbulencave të papritura të hasura gjatë fluturimit nga Hjustoni në Londër”, thuhet në deklaratën për media të linjës ajrore. “Urojmë që të gjithë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit ta marrin vetën nga dëmi i marrë”, vijon deklarata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat