Schulz kërkon rigjallërimin e marrëdhënieve Ankara-BE

Evropë

Schulz kërkon rigjallërimin e marrëdhënieve Ankara-BE

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 13:05
Martin Schulz

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz do të vizitojë sot Ankaranë, një nga vizitat e rangut të lartë të BE-së në Turqi që nga grushti i shtetit kur marrëdhëniet mes dy palëve u tensionuan edhe më shumë.

Zyrtarët turq kanë kritikuar homologët e tyre evropianë për faktin që nuk vizituan vendin pas ngjarjeve të 15 korrikut, kur anëtarë të forcave të armatosura kërkuan të përmbysin qeverinë, duke çuar në vdekjen e më shumë se 260 njerëz.

“Vizita ime synon të paguajë borxhin për të gjithë qytetarët turq, të cilët me guxim dolën në rrugë për të mbrojtur demokracinë në vend”, tha Schulz përpara udhëtimit të tij, lidhur me natën e grushtit të shtetit.

Shefi i parlamentit të BE-së pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin Binali Jildirim, ministrin e Jashtëm Mevlut Çavushoglu dhe anëtarët e katër grupeve në parlamentin turk.

“Unë gjithashtu kam për qëllim të vendos edhe njëherë dialogun politik në pozita të barabarta”,tha Schulz para vizitës, duke vënë në dukje se Turqia është një partner strategjik i BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat