Gjermania kthen në Austri mbi 11 mijë refugjatë

Evropë

Gjermania kthen në Austri mbi 11 mijë refugjatë

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 11:02
ilustrim

Numri i refugjatëve të cilët autoritetet gjermane po i kthejnë në kufirin gjermano-austriak edhe më tutje është i madh dhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti paraqet 11.700 migrantë të kthyer, tregojnë sot të dhënat e kumtuara të autoriteteve kompetente.

Policia gjermane në periudhën prej janarit deri në korrik, në Austri ktheu 11.700 refugjatë, kumtoi Ministria gjermane e Punëve të Brendshme.

Me këtë Ministria i konfirmoi thëniet e ministrit austriak të Punëve të Brendshme, Volfgang Sobotka, i cili në intervistën e paradokohshme për agjencinë gjermane të lajmeve deklaroi se Gjermania këtë vit ka kthyer në Austri rreth dhjetë mijë refugjatë.

"Ne i pranojmë, sepse i përmbahemi Marrëveshjes së Dablinit", theksoi Sobotka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat