Policia gjermane arreston 3 sirianë që dyshohet se janë dërguar në Gjermani nga ISIS

Evropë

Policia gjermane arreston 3 sirianë që dyshohet se janë dërguar në Gjermani nga ISIS

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 10:58
Ilustrim

Policia gjermane i ka arrestuar tre shtetas sirianë në shtetin verior Schlewig-Holstein, nën dyshimin se janë dërguar në Gjermani nga grupi militant islamik, ISIS, njoftojnë prokurorët gjermanë.

Prokurorët dyshojnë se këta tre persona të moshës mes 17 dhe 26-vjeçe, u dërguan në Gjermani në nëntor të vitit 2015 ose për të përmbushur një mision për të cilin kanë qenë të informuar, apo për të pritur instruksione të tjera.

Nuk është e qartë se ku mund të kishte ndodhur sulmi.

“Misione konkrete apo urdhra nuk janë gjetur deri më tani gjatë hetimit të kryer deri tani,” prokurorët federalë kanë thënë në një komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat